Haradinaj akuzon Qeverinë për mospjesëmarrje krah SHBA-së për çështjen e energjisë

Haradinaj ka thënë se Kosova është duke munguar në ngjarjet që organizohen për diversifikim të energjisë dhe për këtë çështje fajëson qeverinë Kurti

Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosrreshtim krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shteteve tjera perëndimore për çështjen e energjisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke munguar në ngjarjet që organizohen për diversifikim të energjisë.

”Albin ku je ti? Ku është Kosova? Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar Haradinaj.

Ilustrim

Lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është shprehur se refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan ka qenë gabim strategjik i Qeverisë së Kosovës.

”Gazsjellësi i mbështetur nga SHBA-ja do të fuqizonte dhe diversifikonte resurset energjetike të Republikës së Kosovës. Për më tepër, në nivelin strategjik dhe gjeopolitik, ky gazsjellës është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e dominancës së gazit rus në Evropë”, ka thënë Çitaku.

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Më 30 shtator, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin për ndërtimin e infrastrukturës për gazjellësin në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Rizvanolli këtë vendim e ka arsyetuar se ”Kosovës i duhen më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC-ja ka afate kohore strikte për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kontaktit”.

Artane Rizvanolli, ministre e ekonomisë

Në maj të këtij viti, Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), ka shfaqur interesim për të dialoguar me qeverinë e Kosovës për projektin e gazpërçuesit Greqi – Maqedoni e Veriut – Kosovë, por, kjo e fundit nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për ta shtyrë atë përpara.

Ndryshe, ndërlidhja e Kosovës me tubacionin e gazit që kalon në Greqi – Maqedoni të Veriut është një nga projektet e përfolura energjetike të Kosovës, si dhe një ndër opcionet për të ardhmen energjetike të vendit.

Kosova prodhon energji duke përdorur djegien e thëngjillit, që llogaritet si një prej kontribuesve kryesorë në ndotjen e ajrit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika