Mëngjesin e së hënës heshtja mbuloi Burojën e Skenderajt, ndërkohë që sytë e të gjithëve ishin kthyer ga kjo shtëpi.
Aty jetojnë prindërit e familjarë të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, që këtë të hënë ishte në bankën e të akuzuarve për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Ata nuk kanë pranuar të flasin për mediat e interesuara për fillimin e gjykimit, ngjarje që nuk e kanë përjetuar lehtë.
Me gjithë dhimbjet, kjo familje hapi dyert për mysafirët që erdhën gjatë dites këtu, në shenjë përkrahje.
Mes tyre ishte edhe Ismail Syla, që ishte përkrah Thaçit për më shumë se dy dekada.
Pretendimet e Prokurorisë së Specializuar, sipas Sylës, janë të pabaza.
“Ai u bë lider që në Rambuje, lider I Klasit të parë, ai është një njeri që vjen nga kultura e lirisë dhe clirimit, një burrëshshtetas I klasit të parë, që e ka themeluar Kosovën, e ka shpallur pavarësinë dhe një lider I tillë të qitet pas 23 vitesh në bankën e të akuzuarve është ëndërr e armikut tonë shekullor.”, ka thënë Syla.
Të padrejtë, e të stërzgjatur e vlerëson procesin ndaj katërshës edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
“Gjithë angazhimi është që të ketë drejtësi, prej fillimit të kësaj gjykate mbajtja në paraburgim, dhe shkelja e të drejtave të të akuzuarve në këtë rast është jashtë normales dhe parimeve të së drejtës ndërkomëbtare, dhe shpresoj që tash e tutje të shohim dicka më productive dhe një proces fer”, ka thënë Nura.
Për ti dhenë përkrahje ish krerëve të UCK-së që tash e me shumë se dy vite po mbahen në Hagë, erdhi edhe një qytetar nga Zvicra.
“Kam ardhur nga Zvicra pikërisht për këtë gjë, se ata na mungojnë edhe sot kam dal këtu në Skenderaj isha edhe në Prekaz me vizitu, isha me dy shok zvicran, edhe ishalla sa më shpejtë na lirohen…”, ka thënë Avni Muharremi.
Edhe qytetarët e Skenderajt besojnë se Thaci, Veseli, Selimi e Krasniqi do shpallen të pafajshëm.
“Na presim me u bë mirë e cka bëhet se di, por kjo Gjykatë është shumë e padrejetë…ata qa kanë bërë krime ata duhet e jo këta të UCK-së.”, ka thënë Isa Bylygbashi.
“Plotësisht drejtësia nuk është me vend, Evropa spo punon sic duhet, besoj që do të lirohen, kur besoj që janë të pafajshëm besoj edhe që do lirohen.”, ka thënë Jahir Xami.
Pas më shumë se dy vjetësh të kaluara në paraburgim, këtë të hënë filloi gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.