Në emisionin “Debat Plus” është ngritur një debat në mes kryeredaktorit të Albanian Post, Lirim Mehmetaj dhe ish-deputetit të LDK-së, Fadil Geci, sa i përket se a kishte UÇK-ja strukturë të organizuar dhe hierarki.
Mehmetaj i është drejtuar Gecit që kjo është dëshmia që Gjykata Speciale do të dështojë pasi, sipas tij, bazuar në fjalët e Gecit nuk ka strukturë të organizuar dhe hierarki.
“Ti je dëshmia më e mirë që Gjykata Speciale ka me dështu, që s’ka ekzistuar struktura e organizuar”, ka thënë Mehmetaj.
Geci ka pyetur se “Kush e ka shkru Komunikatën 59?”
Mehmetaj: Nuk e di, janë do versione. A je kanë në UÇK dhe a e ke respektu hierarkinë, strukturën organizative?
Geci: Unë kam qenë një ndër të parët në UÇK. Unë e kam respektua shtetin e Kosovës, jo atë, jo grupet.
Mehmetaj: A pe she pra që s’ka ekzistuar një strukturë e përbashkët e organizmit.