Kylie Minogue me projekt të ri muzikor?

Këngëtarja australiane, Kylie Minogue, e ka paralajmëruar lansimin e një projekti të ri muzikor

Ylli Australian i muzikës, Kylie Minogue, e ka paralajmëruar lansimin e një këngë të re.

Me ta publikuar albumin hit “Disco” në vitin 2020, pop ylli 54-vjeçar u bë gruaja e parë me albume të pozicionuara në maje të toplistave për pesë dekada rresht.

Tani ajo po bëhet gati për një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore, me t’i bashkuar forcat me DJ Oliver Heldens për lansimin e këngës së re të titulluar, “10 Out of 10”.

Lajmi për projektin e ri vjen vetëm disa javë pasi Minogue – e cila shquhet për eksplorimin me zhanre të ndryshme muzikore gjatë karrierës si pop, country dhe disco – i ngacmoi fansat duke e paralajmëruar albumin e 16-të të incizuar në studio për të cilin tha se do të jetë një përzierje e muzikës elektronike dhe house të viteve ’90.

“Nuk mund të zbuloj shumë hollësi rreth albumit, por përmban tinguj të muzikës elektronike dhe house të viteve ’90 dhe ‘2000. Mezi pres ta ndajë atë me adhuruesit e mi dhe të futem në një epokë të re të muzikës dhe performancave live”, ka cituar këngëtarja gjatë një interviste për “The Irish News”.

Kylie Monigue ndër vite ka realizuar hite të ndryshme muzikore si: “Spinning Around”, “Can’t Get You Ou of My Head”, “In Your Eyes”, “In My Arms” dhe të tjerë.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika