Abazi: Kurti e Mihali bënë çmos të më eliminojnë nga partia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe partinë e Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe anëtaren e LVV-së nga Shqipëria, Dejona Mihalin, se kanë bërë çmos ta përjashtojnë nga strukturat e partisë.

Përveç tij, Abazi ka thënë se ka pasur edhe emra të tjerë të cilët janë lënë jashtë strukturave të partisë.

“Mandej tentimi i fundit për të shkuar përpara dhe për të përmirësuar pozicionin e dhënies së imputit, kanë qenë zgjedhjet e fundit të brendshme të VV-së, ku zotri Kurti në një formë ose tjetër bashkë me Dejona Mihalin e të tjerët, kanë bërë çka ka qenë e mundur të bëhet për të eliminuar emrin tim dhe emrat tjerë nga struktura, gjë që përfundoi realisht me zgjedhje që nuk kanë qenë fare vullnet i masës dhe i aktivistëve por ka qenë një plan i nxjerrjes së emrave të përveçëm që mund të konsiderohen më shumë lojal dhe të bindur ndaj asaj se çfarë mund të diskutohet”, u shpreh Abazi.

Abazi foli edhe për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme, ku tha se shkarkimi i tij nuk është bërë për shkak të mospunës, por për arsye personale.

“Është kërkuar nga zotëri Kurti shkarkimi im si kryetar i Komision për Punë të Jashtme, dhe unë shfrytëzoj rastin që të them se unë nuk jam shkarkuar për shkak të mospunës sepse po të ishte ashtu, do të kishte një raport aty, dhe e dyta askund brenda institucioneve të Kosovës përfshirë edhe Kryesinë dhe Këshillin e VV-së, nuk ka vendim për shkarkim”, ka thënë Abazi për EO.

Deputeti Abazi pati kritika edhe për shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarin.

Ai tha se Kusari ka bërë vazhdimisht përçarje në çdo parti që ka qenë pjesë e saj.

“Unë e shoh duke mosfunksionuar (VV-në). 51 përqindëshi udhëhiqet prej një personi e cila nuk është pjesë e Vetëvendosjes, e cila në angazhimin e saj politik ka qenë përçarëse në të gjitha strukturat ku ka qenë aty, dhe mjafton të pyetni edhe gratë që kanë qenë brenda AKR-së se çfarë mendojnë për rolin e zonjës në fjalë dhe njëjtën strategji e ka përdorur përçajë dhe sundo në Grupin Parlamentar dhe kjo mjafton se është arsyeja kryesore e frustrimit, pakënaqësitë dhe mungesës së kohezionit brenda GP”, u shpreh ai.

Për pozitën që e mban aktualisht Kusari-Lila, Abazi thotë se është në kundërshtim me statutin e partisë, sepse sipas tij statuti i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e lejon që pozitën e shefes së grupit parlamentar ta mbajë si ushtruese detyre për më shumë se gjashtë muaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika