Avokati i Thaçit: Krimet e shqiptarëve ndaj serbëve nuk ishin të orkestruara nga UÇK-ja, por ishin hakmarrje individuale e popullatës lokale

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka thënë se, pas mizorive të bëra ndaj popullatës shqiptare dhe komuniteteve të tjera joserbe nga ana e regjimit të Sllobodan Millosheviqit pas luftës, popullata ka mundur të bëjë krime si hakmarrje, por jo ushtarët e UÇK-së nën ndonjë urdhër apo vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, në fjalën mbrojtëse të tij, ka thënë se në Kosovë ka pasur krime që janë kryer nga disa individë shqiptarë, por që nuk kanë qenë të orkestruara apo komanduara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas avokatit Keohe, disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë gjatë por edhe pas konfliktit, dhe se ka informuar Këshillin e Sigurimit për këtë fakt më 17 dhjetor të vitit 2018.

“Por, Thaçi e rrëzon pretendimin e ZPS-së se janë kryer krime se janë politike, të planifikuar nga udhëheqja e UÇK-së. Ai gjithashtu rrëzon pretendimet e ZPS-së se janë kryer krime në mënyrë të përhapur apo sistematike sipas shkallës që pretendon ZPS-ja”.

Më tej, avokati i Thaçit ka pyetur se nga vjen kjo dhunë, duke thënë se ai nuk mohon që nuk ka pasur dhunë.

Sipas tij dhuna “ishte si rezultat i veprimeve të pa kontrolluara, të lokalizuara, dhe jo produkt i një ‘Ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Më tutje, avokati Keohe ka treguar pse kishte ardhur kjo dhunë, që sipas tij “kishte hakmarrje dhe larje hesapesh, mungesë e përgjithshme e ligjit për shkak të luftës dhe mungesës së institucioneve të pasluftës. Një mungesë e kontrollit efektiv nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mbi zonat operative, sepse UÇK-ja ishte një ushtri me bazë lokale nëse mund quajmë ushtri”.

Më tutje, ai ka thënë se populli shqiptar, që kishte qenë i dëbuar nga forca serbe me dhunë, kishte urrejtje dhe zemërim dhe sipas tij, kjo i ka kontribuuar dhunës së pasluftës në Kosovë.

“Hakmarrja ishte një motiv i konsiderueshëm për dhunën dhe krimet. Krimet e kryera nga regjimi serb tregojnë dhunën që ndodhi gjatë luftës dhe pas kthimit të popullatës së larguar”, ka thënë avokati i Thaçit.

Tutje, ai thënë se ZPS-ja në asnjë moment nuk ka folur për hakmarrjen e popullatës lokale lidhur me atë çfarë ndodhi gjatë regjimit serb.

Milo Gjukanoviqi, president i Malit të Zi, drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 22 shtator 1999 thotë se:

“Sprova që po përjetojnë serbët, malazezët dhe popullata tjetër joshqiptare është rezultat i mizorive të kryera nga forcat serbe, të cilët bënë kërdi gjatë luftës në krahinë dhe më pas u larguan në një distancë të sigurt, duke lënë që bashkatdhetarët të paguajnë për keqbërjet e tyre”, kjo është paraqitur si argument nga avokati i Thaçit.

Më tutje, ai ka numëruar masakrat që regjimi i Millosheviqit i kishte bërë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika