74 vjet nga themelimi i NATO-s, Kurti: Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e kësaj Aleance

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 74-vjetorin e themelimit të NATO-s, konsideron se edhe pse Kosova akoma nuk është anëtare e kësaj aleance, është vendi më i rëndësishëm në historinë e kësaj aleance ushtarake

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 74-vjetorin e themelimit të NATO-s, ka deklaruar se edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e kësaj Aleance, ajo është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s.

“Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar se 24 vjet më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë.

“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Kurti ka shtuar se bashkë me kujtimet plot mirënjohje që Kosova ruan për historinë e angazhimit të NATO-s për t’u çliruar, sipas tij, shteti do të vazhdojë të ndjekë hapat e nevojshëm brenda institucioneve të saj edhe në arenën ndërkombëtare drejt anëtarësimit në NATO.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika