Të ftuar në emisionin “Pa tekst”, me moderatoren Donika Hyseni, ishin Naim Abazi dhe Mihrije Braha, e cila shpesh është komentuar për dukjen e saj të re.
Teksa moderatorja po fliste për ndryshimet e viteve të fundit të pamjes fizike të Naimit, ai ka thënë se kishte bërë disa ndryshime të vogla, ndërsa Mihrija ndërlidhet dhe tregon se ajo nuk ka bërë ndërhyrje.
“Të gjithë fokusin publiku e ka tek Mihrija, për ndërhyrjet estetike. Në shtëpinë tonë i vetmi njeri që ka bërë ndërhyrje është Naimi”, është shprehur Mihrije Braha.
Nga ana tjetër, Naim Abazi shtoi se miku i tij i cili është profesor doktor e ka ftuar që të bëjë një ndërhyrje të vogël, për shkak të estetikës. Atij i është vendosur acid hilauronik, i cili është një substancë natyrale që gjendet tek sytë dhe tek nyjet.