Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë se prokuroria speciale, e ka rritur numrin e viktimave.
Ai tha se në aktgjykimin e Fatmir Limajt, ishte konstatuar se numri i viktimave është relativisht i vogël, kurse tash sipas tij prokuroria e ka rritur numrin.
“Aktgjykimi i Limajt, konstatoi se numri i viktimave ishte relativisht i vogël, krahasojmë në popullatën në përgjithësi. Prokuroria është përpjekur një çështje duke rritur numrin e viktimave, në të njëjtën kohë e ndryshuar përkufizimin e popullatës civilë. Pra ka rritur e ka bërë në njëfarë mënyrë që një pjesë e madhe, e një popullate që ishte relativisht e vogël u shënjestrua. ZPS-ja, nuk ta jep asnjë burim nga e ka gjetur këtë popullatë civile. Është shumë e rëndësishme që provat në gjykim do të reagojnë që prokuroria nuk do të jetë në gjendje ta rrisë numëratorin”, ka thënë ai.
Ai tha se UÇK-ja, nuk i ka shënjestruar kundërshtarët, teksa shtoi se ZPS është duke i akuzuar ish-krerët e UÇK-së, të cilët më herën janë shfajësuar nga gjykata.
“ZPS, po akuzon eprorët e pretenduar të këtyre komandantëve që janë shfajësuar, që kanë marrë pjesë përmes ndërmarrjes kriminale të përbashkët, me të njëjtit komandantë zonash që tashmë janë shfajësuar”, tha ai.