Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit (MASHT) ka publikuar datat e dy pjesëve të testit të arritshmërisë për vitin 2023.
Në faqen zyrtare të saj, MASHT-i ka publikuar dokumentin ku tregohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza.
Pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore gjersa ajo e dyta përmban pyetje për lëndët shkencore.
“Pjesa e parë në lëndët amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi, organizohet më 04.07.2023; pjesa e dytë në lëndë matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji, organizohet më 11.07.2023.”, thuhet në njoftim.
Mënyra e implementimit të këtij testimi nuk dallon nga ajo e vitit të kaluar.