Kurti pritet të takohet me Ismet Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë të martës së 4 prillit pritet të takohet me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Pas takimit, Kryeministri Kurti, zëvendësministrja Osmani dhe presidenti i KOK, Krasniqi do të deklarohen për media.

Ndryshe, Komiteti Olimpik i Kosovës e ka shpallur kandidaturën e organizimit të kësaj gare prestigjioze pas shtatë vjetësh nga tash.

Afati i fundit për aplikim për Lojërat Mesdhetare për vitet 2027 dhe 2030 skadoi më 31 mars dhe me këtë rast, Portugalia kandidoi për Lojërat Mesdhetare në Plazh të vitit 2027, kurse Kosova tri vjet më pas.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) përmes uebfaqes së vet zyrtare.

Sipas këtij të fundit, dy Komitetet Olimpike Kombëtare duhet ta dorëzojnë dosjen e kandidaturës deri në fund të qershorit, ndërsa Komisioni Vlerësues i ICMG-së do të organizojë ndërkohë vizita inspektuese në të dy vendet, në Portugali dhe në Kosovë.

E më pas, më 8 shtator në Heraklion, gjatë asamblesë gjenerale të ISMG-së, do të vendoset për Lojërat e 21-ta Mesdhetare dhe për Lojërat e katërta Mesdhetare në Plazh.

“Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare e mirëpret me kënaqësi të madhe interesimin e dy Komiteteve Olimpike, të cilët janë anëtarët më të rinj të familjes Mesdhetare. Përkushtimi i tyre kontribuon në zhvillimin e kësaj ngjarjeje, por edhe në përhapjen e idealeve dhe të vlerave të Lojërave në krejt pellgun e Mesdheut”, shkruan ICMG në uebfaqen e vet zyrtare, e cila shton se kandidaturat e Kosovës dhe të Portugalisë do të shqyrtohen me kujdes nga ekspertët dhe më pas do të vendoset nëse i plotësojnë kriteret apo jo.

Më 8 shtator, në Heraklion të Greqisë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së, pritet që Kosova të zyrtarizohet si nikoqire e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare. ICMG-ja në njoftim e ka bërë punë thuajse të kryer mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Organizimi i kësaj ngjarjeje kërkon investim të madh, milionësh, ndërsa përfitimi më i madh pritet të jetë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Në Lojërat Mesdhetare garojnë sportistë të vendeve që kanë dalje në detin Mesdhe, apo që janë afër tij gjeografikisht. Lojërat e para Mesdhetare janë mbajtur në Aleksandri të Egjiptit, në vitin 1951. Deri më tani janë mbajtur 19 edicione të Lojërave Mesdhetare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika