Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka deklaruar se pjesë e diskutimit ishte implementimi i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.
“Sot, do të drejtoj një takim të dialogut në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar ai.
Today, I’m hosting a Dialogue meeting on the level of the Chief negotiators in Brussels to discuss the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation and urgent current issues. pic.twitter.com/U9aflJ1PCm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 4, 2023
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.