EULEX për vrasjen e pjesëtarit të tyre më 2013: Rasti u është dorëzuar autoriteteve kosovare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së djeshme deklaroi se i arrestuari për djegien e veturave në veri të Kosovës, dyshohet edhe për vrasjen e doganierit të EULEX-it në vitin 2013, Audrius Shenavicius.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin nga EULEX-i kanë thënë se janë në dijeni të deklaratës së Sveçlës lidhur me arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka vrarë anëtarin e stafit të EULEX-it.

Në përgjigjen e tyre, po ashtu, thuhet se rasti që nga viti 2018 u është dorëzuar autoriteteve të Kosovës, dhe se tash ata janë përgjegjës për të.

“Rasti i vrasjes së Audrius Shenavicius, doganierit të EULEX-it, i cili humbi jetën kur automjeti i tij ra nën zjarr nga sulmues të panjohur në veri të Kosovës më 19 shtator 2013, fillimisht u hetua nga një ekip i përzier i hetuesve të EULEX-it dhe policisë së Kosovës nën mbikëqyrjen e prokurorëve ndërkombëtarë. Në vitin 2018, pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX-it në sistemin e drejtësisë, ky rast iu dorëzua autoriteteve të Kosovës. Për më shumë detaje rreth rastit, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt me autoritetet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

EULEX-i i ka bërë apel çdo personi që mund të ketë informacione që mund të ndihmojnë policinë për të zbardhur rastin.

Misioni i tyre ofron një shpërblim prej 82 mijë eurosh për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje.

Pjesëtari i Policisë së EULEX-it ishte vrarë më 19 shtator 2013 ndërsa po shkonte në vendin e punës në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika