Avokati i Thaçit: Kemi ftuar figura të larta që mund të dëshmojnë për pafajësinë e tij, gjykata nuk i ka lejuar të dëgjohen më herët

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar figura të larta që kanë pasur lidhje me Kosovën e që mund të dëshmojnë për pafajësinë e tij, të cilët Gjykata Speciale nuk i ka lejuar të dëgjohen më herët

“Për Joe Biden nuk e di nëse do të mund të vijë, sepse tash është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kemi ftuar figura të tjera si gjenerali Wesley Clark, ambasadori Kouchner dhe të tjerë, të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën. Për shkak që Gjykata nuk ka lejuar që ata të dëgjohen më herët, shpresoj që ata të jetojnë sa më gjatë”.

Kështu ka deklaruar avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe.

Kjo deklaratë e tij vjen pas fjalimit të ish-presidentit Thaçi, i cili iu drejtua Speciales, ku theksoi se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore, por edhe ato vendore.

Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi, si emra që i vjen keq që s’do të mund të dëshmojnë.

E për këtë, avokati Kehoe ka thënë se ka ftuar disa figura të tjera, të cilët kanë pasur lidhje me Kosovën, të cilët nuk janë lejuar më herët të dëgjohen nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, gjatë fjalimit të tij, Thaçi tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.

Më 3 prill ka filluar gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika