Kurti pret në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, diskutojnë për aneksin e marrëveshjes së Ohrit

Këtë të marte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në këtë takim është diskutuar mbi çështjet aktuale politike në vend, me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të dyja vendeve, format e mënyrat për thellimin e tyre.

“Diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend, me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Pamje nga takimi

Në takim është biseduar edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj.

“U bisedua, po ashtu, edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh”, njofton Kryeministria.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika