Operacioni policor “Shpata”, arrestohet i dyshuari i tretë në veri për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike

Gjatë zhvillimit të operacionit policor të koduar me emrin "Shpata" në rajonin e Veriut të Mitrovicës në shkurt të këtij viti, me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike, ishin arrestuar dy serbë. Të martën, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve është arrestuar edhe një person i tretë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një person në veri, nën dyshimin se i njëjti ishte përfshirë në përpunimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, në shkurt të këtij viti.

Me anë të një komunikate, bëhet e ditur se ky është i dyshuari i tretë i arrestuar në vazhdën e hetimeve të operacionit policor “Shpata”, të zhvilluara në veri të Mitrovicës.

“Më 12.02.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, patën zhvilluar një operacion policor të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës Veri, me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë realizimi të atij operacioni policor, ishte arritur të zbuloheshin tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të. Gjatë realizimit të operacionit policor në fjalë, policia kishte arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj serbë. Sot, më 04.04.2023, rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lartcekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar)”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar, dhe të njëjtit i janë iniciuar rastet  “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” dhe “kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit”.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika