Bislimi: Palët janë pajtur që takimi i radhës në nivelin e lartë të zhvillohet më 22 prill

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se janë dakorduar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbahet më 22 prill.

“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt, pasi ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbetet të shqyrtohet një datë alternative”, tha Bislimi, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se në këtë takim është diskutuar për çështjen e riregjistrimit të veturave me targa KM në RKS, duke thënë se “kemi raportuar që deri në fillim të marsit ka pasur një zhvillim të mirë, por pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave, nuk ka pasur vetura të regjistruara”.

“Po ashtu, çka është më me rëndësi, kemi diskutuar për mënyrën si duhet të sekuencohen hapat e tjerë që janë pjesë të marrëveshjes bazike. Puna e marrëveshjes për të pagjeturit, njohjes së ndërsjellë të diplomave, mosobstruksionit të Serbisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe elemente tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjen bazike”, ka thënë Bislimi.

Para këtij takimi, Lajçak kishte takuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë ndarazi, ndërsa ishte takuar edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet tha se në këtë takim është diskutuar “për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për ta mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”.

Pas takimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, i dërguari evropian shkroi në Twitter se veç zbatimit të marrëveshjes, do të diskutohet edhe për “çështjet aktuale urgjente”.

Bislimi, i cili ka udhëtuar dje drejt Brukselit, ka takuar sot edhe komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Komisionari evropian shkroi në Twitter se kanë biseduar për agjendën e reformave evropiane dhe për opsionet se si do të mund të ndihmojë Komisioni Evropian në implementimin e atyre që janë arritur në dialog, që ky të jetë i suksesshëm.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika