Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është arrestuar.
Tashmë, CNN ka raportuar se Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.
Trump pritet të japë gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-së.
Pas mbërritjes së tij në gjykatë, Donald Trump tani është zyrtarisht nën arrest dhe në paraburgim policor.
Ai është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale, transmeton BBC. I njëjti do të dalë në gjyq brenda orës së ardhshme në gjykatën në Manhatan.