Analisti Dardan Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se thelbi i Gjykatës Speciale ka qenë në raportin e Dick Marty-t.
“Gjykata është akceptuar prej nesh si shoqëri nga raporti i Dick Marty-t, sepse është ditur që Këshilli i Evropës e ka pasur një rezolutë, e cila ka vendosur që duhet t’i fillojë procedurat për ta trajtuar raportin e Dick Martyt”, ka thënë Dradan Gashi.
“Edhe këtu është besuar që raporti i Dick Martyt është i pabazë, nuk ka asnjë të vërtetë në to edhe nuk është problem me formua një Gjykatë që merret me këtë punë… Këtu ka qenë thelbi fillestar”, ka thënë tutje Gashi.