Ymeri flet për strategjinë e mbrojtjes së Thaçit, thotë se duhet pasur kujdes kur flitet për Gjykatën Speciale

Analisti Visar Ymeri ka thënë se mbrojtja e Thaçit, Veselit e Selimit ishin të fokusuar në pikat kyçe të akuzave të ZPS-së. Sipas Ymerit, deklaratat lidhur me çështjen e Speciales duhet të jenë të matura, ngase të njëjtat mund të kenë ndikim negativ

Analisti Visar Ymeri ka thënë se strategjia e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi ishte e bazuar në dy pika.

I ftuar në ‘Debat  Plus’ të RTV Dukagjini, ai ka thënë se pjesa më e madhe e mbrojtjes është përqendruar tek adresimi i këtyre çështjeve që duket se janë thelbi i problemit e që sipas tij, është ndërlidhja e bashkëpunimit në mes katër të akuzuarve.

“Për mua pjesa më e madhe e mbrojtjes është përqendruar tek adresimi i këtyre çështjeve që duket se janë thelbi i problemit, te mënyra se si Prokuroria po mundohet që përmes provave të dorëzuara dhe dëshmitarëve që ka të bëjë ndërlidhjen e bashkëpunimit dhe funksionimit të këtyre të katërve me komandantë të tjerë të zonave e kështu me radhë…Pra, mënyra se si unë e kam lexuar, kjo nuk është në cilësinë e njerëzve sipas pozitës, por, sipas ndikimit…këta llogariten si një grup i organizuar brenda UÇK-së, të cilët kanë pasur edhe planifikim edhe ekzekutim të krimeve për të cilat akuzohen”, ka deklaruar Ymeri.

Ai ka përmendur dy pikat kyçe të strategjisë së mbrojtjes.

“Të dëshmohet që UÇK nuk është se e ka pasur këtë respektim kaq të hekurt të komandës dhe respektimit të komandës brenda tërësisë së saj…dhe kur presidenti Thaçi kur ka qenë aktiv në UÇK, as nuk ka qenë gjatë gjithë kohës personi më i rëndësishëm aty… as nuk ka qenë udhëheqësi i vetëm dhe as nuk ka pasur motiv për t’i luftuar këta persona për të cilët akuzohen, pra kundërshtarët politikë… Kjo ishte strategjia e mbrojtjes për presidentin Thaçi”, ka deklaruar ai.

Tutje, Ymeri ka thënë se duhet pasur kujdes në deklaratat e dhëna lidhur me Gjykatën Speciale, ngase të njëjtat mund ta rëndojnë procesin.

“Për shkak të folmes tonë, jo për shkak të rëndësisë sonë, për shkak të opinionit publik, ne dhe mund të bëjmë sherr. Prandaj, mendoj që secili që flet prej nesh, përfshirë mediat e veçanërisht përfaqësuesit publikë duhet pasur kujdes, sepse mund ta rëndojnë”, ka deklaruar ai.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm teksa ka thënë se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta si, Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

Ndër të tjera, ai ka thënë se lufta u është imponuar dhe e kanë bërë këtë sikurse do ta bënte çdo popull liridashës.

Nga ana tjetër, avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë se Prokuroria speciale, e ka rritur numrin e viktimave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika