Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të gjinisë mashkullore në komunën e Gjakovës, nën dyshimet për dhunimin e raportuar në mars të këtij viti.
Sipas raportit të policisë, dhunimi është raportuar se ka ndodhur në Gjakovë më 20 mars, rreth orës 13:00.
Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar të martën një person, i cili është dërguar në mbajtje.
Kështu që deri më tani për këtë rast janë identifikuar tre persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”.