Krasniqi: Si mund të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur vetë isha anëtar i kësaj partie

"Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur vetë isha anëtar i saj. Vetëm një mendje e çoroditur do të mund të mendonte se jam pjesë e persekutimit të familjarëve të mi", kështu ka deklaruar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, në fjalimin e tij para Gjykatës Speciale në Hagë

Në fjalën e tij para trupit gjykues, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se është absurde se si mund të akuzohet nga Gjykata Speciale për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kur edhe vetë ai dhe familja e tij ishin anëtarë të kësaj partie.

“Është absurde të akuzohem për persekutimin e të anëtarëve të LDK-së, kur vetë isha anëtar i saj. Familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së, vetëm një mendje e çoroditur mund ta mendojë këtë. Si shumë familjarë tjerë, vëllau im Agim Krasniqi ka qenë pjesë e LDK-së, vajza e tij e mbesa ime, Mimoza Krasniqi u zgjodh në asamblenë e Drenasit”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë zëdhënës i UÇK-së, është përpjekur që përmes deklarimeve të mbajë shpresën te populli për të vazhduar rezistencën.

“Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të jap përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë për të mbajtur shpresë te populli”, ka vijuar ai.

Ndryshe, gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ka filluar më tre prill.

Krasniqi së bashku me ish-luftëtarët janë deklaruar të pafajshëm para Speciales dhe kanë mohuar akuzat që janë rënduar mbi ta.

Sot është dita e tretë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë të Holandës. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika