Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij Olena, kanë arritur në Poloni të mërkurën.
Ata u pritën me nderime ushtarake nga presidenti polak Andrzej Duda dhe gruaja e tij Agata.
Ndër të tjera, ata do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj, shkruan Reuters.
Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.
Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.
Ky shtet njoftoi gjithashtu dje se ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev.
Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit.
Në shkurt, Zelensky vizitoi Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.