Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.
Asambleja e Përgjithshme do të mbahet më 19/20 maj në Munih të Gjermanisë, ku janë edhe zgjedhjet për FIBA Europë për mandatin 2023-2027.
Krerët e FBK-së janë pjesëmarrës të rregullt në mbledhjet e FIBA Evropës, ku përfaqësojnë basketbollin e Kosovës, ndërsa FIBA disa herë ka lavdëruar punën e FBK-së, sidomos në organizimet që janë mbajtur në Kosovë.
Kujtojmë se Fetahu është anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission), dhe Dushku anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).