Nehat Geci: Si pasojë e Komunikatës 59 janë vrarë dy bashkëluftëtarë e është plagosur vëllai ynë Ganiu

Vëllai i ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, Nehati ka thënë se si pasojë e komunikatës së 59-të janë vrarë dy bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është plagosur vëllai i tij, Ganiu

Pamje nga emisioni Debat Plus

Vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se si pasojë e Komunikatës numër 59-të të Shtabit të Përgjithshëm, janë vrarë dy bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është plagosur vëllai i tij, Ganiu.

“Prandaj kushdo që thotë se komunikatat kanë qenë të parëndësishme gjatë kohës së luftës, atëherë e kanë gabim, se si pasojë e komunikatës janë të vrarë dy dhe është plagosur Gani Geci”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

“E vërteta është vetëm një, sepse komunikatën e 59-të prej vitit 1998, ne si familje e kemi vuajtur çdo herë dhe i kemi kërkuar atë që e kanë e shkruar”, ka shtuar Geci në një linjë të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus.

“Në komunikatat mund të jenë disa të shkruara në formë propagandistike, mirëpo unë po flas vetëm për Komunikatën 59-të, e cila ka pasur njoftim të caktuar nga Hashim Thaçi dhe tekstualisht thotë se ta shkatërrojmë plotësisht”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, Prokuroria në Gjykatën Speciale pretendon se janë disa nga provat, në të cilat, akuzohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një nga prokurorët e Speciales e vuri në shënjestër të trajtimit komunikatën 59, e lëshuar tetorin e vitit 1998. Siç ka cituar prokurori, në atë komunikatë “kërkohet që një individ i etiketuar si kolaboracionist të keqtrajtohej”.

Më pas, publikohen dy intervista të ish-shefit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, që atë komunikatë nuk e ka shkruar ai.

“Në një intervistë të Hashim Thaçit thoshte se kjo komunikatë nuk është lëshuar prej UÇK-së, por nga ata që donin të përçanin UÇK-së dhe të krijonin konfuzion”, thotë prokurori.

Për ta “demantuar” këtë pretendim të Thaçit, Specialja përdori dy intervista të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Jakup Krasniqi citohet të ketë thënë se “Hashim Thaçi e di që komunikatat s’janë lëshuar për ta përçarë UÇK-në”, ndërkaq intervista e Selimit ishte direkte.

“Hashim Thaçi e ka shkruar komunikatën 59”, thoshte Selimi, kjo pjesë u publikua gjatë gjykimit në Speciale.

Përpos komunikatës së 59’, prokurori përmendi një mori komunikatash, ku sipas tij “UÇK-ja etiketonte ata që nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së si kolaboracionist, tradhtar etj”.

Prokurori tha se më pas është përdorur edhe termi “masa ndëshkuese”.

“Thuhej që janë kryer atentate kundër personave të akuzuar për bashkëpunëtorë, është hera e fundit që iu tërheqim vërejtjen të gjithë bashkëpunëtoreve të pushtuesve përndryshe dora hakmarrëse e popullit do t’i godasë pamëshirshëm”, citonte prokurori disa nga komunikatat të cilat thotë t’i kenë gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Sipas Speciales, nuk ishin “cak” vetëm ata që iu jepnin informacione institucioneve serbe, por edhe ata që nuk pajtoheshin me metodat e UÇK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika