Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet të enjten e gjashtë prillit, që të shqiptojë urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.
Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 12:00.
Ndryshe, më 18 dhjetor, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.
Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.
Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.