Ushtruesi i detyrës së OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale që Salih Mustafa t’u paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.
Klinaku ka thënë se kjo është poshtërsia tjetër në këtë gjykatë, duke theksuar se duhet ta paguajë vetë gjykata këtë dëmshpërblim.
“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale:
Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207 000 €. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë.
Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka shkrua Klinku në Facebook.
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë vendosur që Salih Musta do t’u paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.
Ndërkaq, trupi gjykues deklaroi se në rast që nuk ka mundësi që Mustafa – i cili mban përgjegjësinë ekskluzive për këto dëmshpërblime – të paguajë dëmshpërblim, së pari duhet që të dorëzohen të gjitha dokumentacionet si dëshmi për pasurinë e Mustafës.