Bokseri shqiptar Roberto Bakaj shpreson në fitore në duelin e radhës me 30 prill, në Bochum të Gjermanisë.
Si profesionist, Bakaj ka 8 duele dhe që të gjitha i ka të fituara me nokaut.Ai beson që do të vazhdojë serinë e fitoreve me nokaut.
Fillimisht ai tha se “për këtë ndeshje jam përgatitur shumë, nga 5, 6 orë në ditë”.
Bakaj gjithashtu shtoi “në boksin profesionist i kam tetë ndeshje, të gjitha i kam fitu me nokaut. Eedhe këtë ndeshje e kam synim me fitu me nokaut ,sepse e kom stil , stili jem është me fitu me nokaut por edhe po fitova me pikë me ni kundërshtarë me përvojë shumë më të madhe se une në boksin profesionist do isha prap krenar” .
Ai gjithashtu kërkon edhe përkrahje nga tifozët shqiptar.
“Mesazhi im për gjithë shqipet është me ardhë me na përkrah në këtë ndeshje pasi me të vërtet ju jeni forca jonë, edhe kur ju shoh juve në ring kuq e zi m’bohet zemra mal dhe m’a besoni dy herë ma i fort bohna në ring kur ju shoh juve” shtoi Bakaj.
Luani shqiptar shpreson të mos lëndohet në vazhdim të karrierës pasi pretendon të arrijë majat në boks.