Miratohet projektligji, lehtësohet votimi nga diaspora

Komisioni Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë në mënyrë unanime sot votoi Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Partitë janë pajtuar që të ndryshojnë procesin e votimit nga diaspora, derisa i njëjti pritet të votohet në Kuvend

Kuvendi i Kosoves

Tetë muaj pas krijimi, këtë të enjte, Komisoni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë, ka miratuar Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

I njëjti, pasi të votohet edhe në Kuvend, do t’i jap rrugë edhe zbatimit të reformës zgjedhore.

Një nga nenet që u ndryshua me pajtimin e të gjitha partive politike, ka të bëjë me ndryshimin e votimit të diasporës.

Anëtari i këtij komisioni, Elmi Reçica ka treguar për televizionin  detaje për çështjet që janë pajtuar t’i ndryshojnë.

“Votimi në diasporë është një nga çështjet më me peshë pasi pikërisht aty kanë qenë situatat që s’janë kanë reale dhe tash kemi vendosur që të drejtë vote të kenë të gjithë ata që kanë nënshtetësi të Kosovës dhe kanë dokumente të shtetit, pastaj të drejtën e votës do ta ushtrojnë brenda konsullatave tona ose ne vendet që do t’i caktoj Komisioni Zgjedhor. Çështje tjetër është numërimi i votave, brenda partive politike ka pas situatë që kanë bë vërejtje vetë kandidatët nga partitë e ndryshme dhe është vendos që votat për parti politike të numërohen në qendrat e  votimit derisa për kandidatë të numërohen në qendrën komunale të votimit me transparencë të plotë”, ka deklaruar Reçica.

Votimin e këtij projektligji e ka quajtur të suksesshëm edhe partia në pushtet.

Ndonëse, anëtari i këtij komisioni nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, nuk ka pranuar të flas për çështjen, me arsyetimin se është në seancë, ai ka publikuar një video në Facebook.

“Mërgata do të ketë mundësin e  votimit të tyre fizikisht në ambasada ose konsullata ose të dërgoj pako të fletëvotimit në adresa të ambasadave të konsullatave nëpër shtete ku bashkatdhetarët jetojnë në mënyrë që vullneti i tyre të përmbushet”, ka thënë Rrustemi.

Në këtë komision ku pjesëmarrëse ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, asaj të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, OSBE-ja, KQZ-ja, KPM, PZAP, e shoqëria civile, munguan përfaqësuesit e Lista Serbe.

Projektligji pritet të shkojë në Kuvend për votim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika