Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Është e pamundur që Gjykata të anulojë të gjitha provat ndaj Naser Pajazitajt

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, kushëriri i saj, Naseri, ka dalë nga burgu të enjten, por ende nuk dihen arsyet e marrjes së këtij vendimi të Gjykatës Supreme. Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, ka thënë se është e pamundur që Gjykata të anulojë të gjitha provat ndaj të akuzuarit

Pamje nga Debat Plus

Vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi, për vendimin e Gjykatës Supreme që vendosi të lirojë nga akuzat Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjetës në vitin 2015, ka thënë se kishte pritshmëri që të zbardhen detaje të tjera rreth rastit dhe nuk e kishte menduar asnjëherë se ai mund të lirohet.

Ai në linjë të drejtpërdrejtë telefonike në emisionin Debat Plus, ka thënë se tani pas vendimit e kanë humbur besimin në organet e drejtësisë dhe se sipas tij, është e pamundur që Gjykata t’i anulojë të gjitha provat ndaj Naser Pajazitajt.

Ai ka treguar një nga provat që sipas tij janë të papranueshme për t’u mohuar nga Gjykata, ku në pamjet e kamerave shihet Donjeta duke hipur në veturën e të akuzuarit.

“Sa i përket mendimit që Gjykatat janë të fëlliqura, deri në ditën e djeshme kemi pasur shpresë në zbardhjen totale të rastit por tani që u lirua është humbur besimi në organet e drejtësisë, është dënuar dy herë dhe në fund me u liru, kjo është e papranueshme dhe pakuptueshme. Nuk e di Gjykata se qysh ka mundur të i anulojë të gjitha provat, dy provat që mundem ti cek janë provat e kamerave dhe që vajza e personit të të akuzuarit është dalë kundër tij”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim as me Gjykatën dhe as me Prokurorinë lidhur me vendimin për lirimin e Naser Pajazitajt dhe se lajmin për lirimin e tij familja e tij e ka kuptuar këtë përmes mediave.

“E kam kuptuar përmes mediave, pritshmëritë tona kanë qenë edhe më të mëdha, ne kemi pritur që të zbulohen edhe arsyeja apo edhe ndonjë bashkëpunëtor i tij, por që vjen vendimi që të lirohet nuk e kemi mendar asnjëherë. Mbi çfarë arsyeje është liruar nuk kemi njohuri”, është shprehur tutje ai.

Donjeta është vrarë më 2015. Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e pati liruar të pandehurin nga aktakuza.

Pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika