Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pjesëtarët e regjimentit të parë të Forcave Tokësore, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar trajnimin “Patrullat luftarake gjatë natës”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë realizuar ushtrime për detyrat kyçe kolektive të njësisë në kushte të natës, ka njoftuar faqja zyrtare.
“Janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operime në zona urbane dhe janë realizuar gjuajtje reale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate.