Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar të premten 29 gjyqtarë të rinj.
Para Presidentes Osmani gjyqtarët më të rinj të Republikës u betuan se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.
Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.