Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të premten e 7 prillit.
Në këtë takim Abdixhiku e e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend.
“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes shteteve tona duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin Angili për rolin mbështetës të shtetit turk ndaj Kosovës.