Renault Austral, një nga modelet më të mira nga prodhuesi francez i automobilave, është një makinë që ka kaluar distanca të mëdha. Gjatë zhvillimit të tij, Renault Austral është vënë në ritmet e tij me testime rigoroze në të gjitha llojet e rrugëve në vende të ndryshme të botës.
Nga malet e Gjermanisë deri në fushat e Francës, kjo makinë i ka parë të gjitha, duke përshkuar afro 3 milionë kilometra në total. E një nga ndalesat e kësaj makine që ka udhëtuar rreth 75 herë rreth botës ishte edhe Kosova.
Renault Austral ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e cilësisë gjatë kalimit të 3 milionë kilometrave në të gjitha llojet e rrugëve nëpër botë.
Makina i është nënshtruar testeve rigoroze për t’u siguruar që plotëson standardet më të larta të cilësisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë – dhe vizita në Kosovë është vetëm një shembull i testimit rigoroz që ka kaluar kjo veturë.
Për të gjithë adhuruesit e veturave – Renault Austral është zgjidhja ideale për cilësi, qëndrueshmëri dhe kualitet.
Rezervo test vozitje dhe përjeto nga afër veturën Renault Austral!
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Auto Mita
Instagram: Auto Mita
E-mail:[email protected]
Nr.tel:045 500 588