Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 56.2 milionë euro mes KEK-ut dhe kompanisë amerikane “General Electric”

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet KEK-ut dhe kompanisë amerikane "General Electric" me vlerë 56.2 milionë euro për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit “Kosova B”

Ministria e Ekonomisë njofton se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet KEK-ut dhe kompanisë amerikane “General Electric” me vlerë 56.2 milionë euro për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit “Kosova B”.

Kryeministri Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë vizituar Termocentralin “Kosova B” me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Duke e vlerësuar këtë si njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të energjisë në Kosovë, kryeministri ka rikujtuar vjetërsinë e termocentraleve, duke thënë se njësitë e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë filluar ndërtimin para më shumë se gjashtë dekadash, dhe se ndërmjet 1960-tave dhe tani, ato të vetme kanë garantuar qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

“Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai tha se termocentralet janë shfrytëzuar përtej maksimumit të operimit të tyre. Edhe në KEK më të drejtë konstatohet së shumë shpesh kemi qenë në fije të perit. Nga këto Termocentrale ai i “Kosovës B”, si më i riu, ka bartur barrën më të madhe”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Ai veçoi faktin se kompania me të cilën u nënshkrua kontrata për modernizimin e Kosova B, për të siguruar që do të Kosova B do të vazhdojë e fortë edhe për dekadat në vijim, është e njëjta që e kishte dizajnuar teknologjinë e termocentraleve zona në 1983 dhe 1984.

Si rezultat modernizimit, kapacitetet e njësive do të rritet nga 14 deri në 17 megavat, ndërkohë që pas përfundimit të punimeve që do të bëhen në Turbinën e Presionit të Lartë dhe atij të Ulët nuk do të kemi nevojë për riparime të shpeshta kapitale, por vetëm çdo 8 apo 9 vjet”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje kryeministri Kurti ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji do të lansohet ankandi i parë i energjisë në Kosovë në tokë publike me kapacitet 100 MW.

Ai ka shtuar se të gjitha këto, bashkë me projektet tjera në zbatim do të sigurojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri më të madhe jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për ekonominë dhe për sigurinë kombëtare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika