Një vrasje në tentativë në Prishtinë, të shtëna drejt një veture në lëvizje

Raporti 24-orësh i PK-së bën të ditur se sipas viktimës, i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar, me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Ky i fundit nuk është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij

Uniforma e policisë së Kosovës

Është shtënë me armë në drejtim të një veture në lëvizje, me ç’rast, viktima ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një burrë, me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 07.04.2023 – 23:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

“Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur të premten e 7 prillit, para mesnatës në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika