Gjermania po humbet fuqinë ekonomike: Një shoqëri në plakje dhe numër i pamjaftueshëm i punëtorëve

Ekonomia më e madhe e Evropës po humbet fuqinë, ndër të tjera sipas ekspertëve, sepse ka problem me një shoqëri gjithnjë e më të plakur dhe me një numër ë pamjaftueshëm punëtorëve

Flamuri i Gjermanisë
Flamuri i Gjermanisë

Gjermania po humbet fuqinë ekonomike, ndër të tjera, për shkak se ka një problem me një shoqëri të plakur dhe një numër të pamjaftueshëm punëtorësh, dhe braktisja e gazit, naftës dhe qymyrit ndikon në rritjen e çmimeve të energjisë, u njoftua të premten pas një hulumtimi nga Universiteti i Mynihut.

Thuhet se, në vend të recesionit të paralajmëruar, pritet një rritje e vogël ekonomike prej 0.3 për qind, sepse dimri ishte i butë, kurse konsumi i energjisë ishte më i ulët se sa pritej, raporton Deutsche Welle (DW).

“Rënia ekonomike në gjysmën e dimrit 2022/23. ndoshta ishte më i vogël se ç’duhej në vjeshtë”, ka thënë  Timo Wollmershauser, profesor në Institutin IFO për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Mynihut.

Industria ka shumë porosi

Instituti IFO i përket një grupi prej katër instituteve kryesore kërkimore ekonomike gjermane që përgatisin parashikimet e zhvillimit ekonomik për qeverinë dy herë në vit, dhe këtë pranverë atyre iu bashkua një institut kërkimor nga Austria.

Parashikimet e tyre janë të rëndësishme për vlerësimin e taksave, dhe për rrjedhojë për krijimin e buxhetit federal.

Timo Wollmershauser, profesor në Institutin IFO për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Mynihut  ka thënë se industria ka shumë porosi, megjithëse kushtet e përgjithshme nuk janë të favorshme për biznesin.

“Problemet e përhershme me shpërndarjen e produkteve gjysëm të gatshme, kërcimet ekstreme të çmimeve të energjisë dhe mungesa e punëtorëve reduktuan mundësitë e prodhimit të ekonomisë gjermane dhe penguan një rritje më të fortë të produktit të brendshëm bruto [GDP],” i ka numëruar arsyet profesori i Universitetit të Mynihut.

Parashikimet afatmesme

Për vitin 2024, ekspertët presin një rritje prej 1.5 për qind, por ky është ende një vlerësim mjaft i pasigurt, sepse ka shumë të panjohura dhe shtojnë se tensionet gjeopolitike apo temperaturat e ulëta mund të bëjnë që çmimet të rriten sërish në çdo kohë.

Sipas profesorit Wollmershauser është dhe “rreziku i mungesës së gazit dimrin e ardhshëm ekziston ende,”

Sipas profesorit Wollmershauser, parashikimet afatmesme nuk janë shumë optimiste, dhe norma mesatare e rritjes së ekonomisë gjermane do të jetë vetëm rreth gjysmë për qind në fund të kësaj dekade.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika