Murati: Janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit

"Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022"

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në Kosovës përgjatë qeverisjes së partisë së tij, VV-së, deri në fund të viti 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vene pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

Sipas Muratit, kjo është dëshmia më e mirë se programi i Qeverisë për rikthimin e ekonomisë drejt prodhimit po funksionon.

“Përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike kemi mbështetur prodhuesit me shumë masa: Furnizim me energji elektrike të subvencionuar, disafish më lirë se rajoni;

Shtim të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, dhe mbulim të tarifave për garantimin e kredive;

Subvencionim të kredive investuese për zgjerim të kapaciteteve prodhuese;

Mbështetje në trajnimin e stafit, marketing e brendim, dhe pjesëmarrje në panaire brenda e jashtë vendit;

Grante për bashkëfinancim të pajisjeve;

Rritje e subvencioneve për produktet bujqësore;

Subvencion për punësimin e grave;

Subvencionim për punësimin e të rinjve;

Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit.

Gradualisht, por sigurt, drejt një ekonomie të qëndrueshme.

Qeveria për prodhuesit!”, ka shkruar Murati në Fcebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika