Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët këtë të diel.
Përmes një postimi, Osmani ka thënë se festat sikur Pashkët, rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha.
“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë tutje se pashkët janë “manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi”.
“Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati! Për shumë mote, gëzuar Pashkët!”, ka shtuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.