Kurti: Beteja e Koshares panoramë e të gjitha betejave, për forcat serbe ishte ferri mbi tokë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, kur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sulmuan ushtrinë serbe, me qëllim thyerjen e kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Koshares, kur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sulmuan ushtrinë serbe, me qëllim thyerjen e kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Aksioni i ushtarëve të UÇK-së kishte tri caqe të pozicioneve të ushtarëve serbë: bazën “7 korriku”, Rrasën e Koshares dhe majën “Gllava”.

“Për dy muaj, nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, mijëra ushtarë të UÇK-së do të përballeshin në luftime të ashpra me trupat serbe, çka do të rezultonte me shumë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur nga të dyja palët. Më shumë se 100 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të binin dëshmorë gjatë luftimeve të atyre ditëve, kurse edhe më shumë se kaq do të plagoseshin. Në anën tjetër, mbi 100 pjesëtarë nga forcat serbe u vranë dhe trefishi i këtij numri prej tyre u plagosën”, ka shkruar Kurti.

Pamje nga Beteja e Koshares. Foto e postuar nga kryeministri Kurti

Kurti ka thënë se në këto luftime, ushtarët e UÇK-së do të ndihmoheshin nga armata shqiptare, përkatësisht Divizioni i Kukësit, që nga brezi kufitar do t’i përgjigjej me gryka artilerie sulmeve të artilerisë serbe. Ndërsa nga ajri, ushtarët e UÇK-së do të përfitonin nga sulmet ajrore të NATO-s mbi pozicionet serbe, prej të cilave, u vranë 16 ushtarë serbë dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

“Në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës, Beteja e Koshares mund të shihet edhe si një panoramë e të gjitha betejave, te e cila mund të lexohen të përbashkuara karakteristikat e të dyja palëve ndërluftuese. Atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në betejën për çlirimin e Kosovës nga Serbia, u ndihmua edhe nga ushtarët vëllezër prej Shqipërisë, si dhe e cila me luftën e saj të drejtë për liri, fitoi edhe përkrahjen e vullnetarëve të huaj në këtë rast, por mbi të gjitha, të aleancës së NATO-s, që përshpejtoi çlirimin e plotë të Kosovës. Në anën tjetër, atyre që po luftonin në një betejë të padrejtë dhe për një tokë që s’ishte as nuk mbeti e tyrja, forcave serbe, për të cilët, Beteja e Koshares ishte ferri mbi tokë”, ka shtuar kryeminsitri Kurti.

Pamje nga Beteja e Koshares. Foto e postuar nga kryeministri Kurti

Kreu i ekzekutivit është shprehur se Beteja e Koshares i ka garantuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një nga meritat më të veçanta të luftës, “atë të thyerjes së kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të vendosur më 1913 dhe të rivendosur disa herë ndër vite, që i kishte mbajtur të ndarë shqiptarët për gati një shekull”.

Kurti ka theksuar se kjo e ka lehtësuar kalimin e armatimeve dhe të trupave vullnetare të UÇK-së nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Kosovës.

“Mes nderimeve për dëshmorët e lirisë, sot themi lavdi për dëshmorët e rënë në luftimet e Betejës së Koshares, si dhe nderime atyre të plagosurve që nga atëherë e deri sot kanë bartur plagët e luftës për lirinë e Kosovës. Kujtime e histori, nderime dhe krenari!”, ka potencuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

24 vjet nga Beteja e Koshares

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika