Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se “Kosharja sot qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë”.
“Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
“Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë”, ka shkruar tutje i pari i LDK-së.
Abdixhiku ka nderuar të gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë. “Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme. Lavdi!”, ka theksuar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.