Dhuna në futbollin kosovar është rikthyer përsëri. Kësaj radhë në Ligen e Tretë të futbollit, në ndeshjen ndërmjet KF Deçanit dhe KF Dukagjinit nga Gjakova.
Tifozët e KF Deçanit kanë hyrë në fushë dhe kanë grushtuar njërin nga futbollistët e Dukagjinit nga Gjakova.
Pastaj është përfshirë një futbollist i KF Dukagjini, Tush Përkolaj, i cili po dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Pren Kabashi. Me t’u tensionuar situata, policia ka intervenuar duke e arrestuar futbollistin e dyshuar, ndërsa gjyqtari është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
KF Dukagjini nga Gjakova edhe më parë ka kërkuar nga Komisioni i Garave në Ligën e Tretë që gjyqtari Pren Kabashi të mos delegohet në ndeshjen ku luan KF Dukagjini, por një gjë e tillë s’ka ndodhur.
Ndryshe, këtë ndeshje e ka fituar KF Deçani, me rezultat 5:2 ndaj KF Dukagjinit.