30 minatorë bllokohen në “Trepçë”, Jonuzi jep detaje për gjendjen e tyre

Aktualisht rreth 30 minatorë të minierës së “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar për kp se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të ndërrimit të tretë, kanë mbetur të bllokuar në minierë.

Ai ka thënë se numri i minatorëve të bllokuar në minierë ka qenë edhe më i madh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.

Januzi theksoi se gjendja e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë, dhe se po bëhen përpjekje që të dalin sa më shpejt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika