Reperi Singullar ka ardhur nga Nju Jorku në Prishtinë sepse do të jetë pjesë e videoklipit të reperit Ledri Vula.
Singullar ka bashkëpunuar me artistë tjerë si Buta, Mc Kresha, Lyrical Son, Besnik Qaka e të tjerë.
Në emisionin “Reload” ai tregon se në Amerikë është transferuar në mes të 20-tave dhe se vitet e para ishin të vështira, por sipas tij me punë dhe konsistencë ia ka dale.
“Është një vend që të jep mundësi shumë dhe mund të zësh hapin”, ka thënë Singullar.
Ai ka thënë se në 10 vitet e fundit nuk ka qenë aktiv në muzikë dhe gjatë kohës së pandemisë ka menduar të rikthehet “më seriozisht”.