Enver Hajdari, drejtor i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) në Drenas iu ka drejtuar avokatit Gazmend Halilaj pasi ky i fundit ka thënë se janë shantazhuar njerëz për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi”, duke thënë se nuk ka pasur autobusa mjaftueshëm për të marrë pjesë sepse sipas tij, vuillneti i qytetarëve ishte i madh.
“Ushtria Çlirimtare ishte një ndër ushtritë më të mira dhe ka qenë vullnetare”, ka thënë Hajdari në “Debat Plus” duke iu drejtuar Imer Imerit se “ti e di se në gjenet e shqiptarit nuk kanë të bëjnë fare vrasjet”.
Hajdari është shprehur se i vie keq derisa dëgjon nga avokati Halilaj duke përmendur UÇK-në si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Kësi lloj fjalësh e shantazhe ne kemi mësuar vetëm nga Serbia dhe nga njerëzit që akuzojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Hajdari.