ShBA-ja thotë se rrjedhja e dokumenteve paraqet një rrezik “shumë serioz” për sigurinë kombëtare

Rrjedhjet në internet të një sërë dokumentesh shumë të klasifikuara në lidhje me luftën në Ukrainë paraqesin një rrezik "shumë serioz" për sigurinë kombëtare dhe liderët e lartë po ndërmarrin hapa të shpejtë për të zbutur dëmin, ka thënë të hënën një zëdhënës i lartë i Pentagonit

Ndërtesa e Pentagonit

Rrjedhja e disa dokumenteve të klasifikuara të Departamentit amerikan të Mbrojtjes paraqet rrezik “shumë serioz” për sigurinë kombëtare, ka thënë Pentagoni.

Dokumentet duket se përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

Hetimet për të përcaktuar burimin e rrjedhjes së tyre, tashmë kanë nisur.

Dokumentet u shfaqën fillimisht në platformat online, si Twitter, 4chan dhe Telegram, si dhe në një server Discord për video-lojën Minecraft.

Sllajdet e dokumenteve, të cilat përfundimisht u shpërndanë, detajojnë programet e trajnimit dhe pajisjeve të ShBA-së për të mbështetur Ukrainën, vlerësimet e humbjeve, atë që ShBA po monitoron mbi aleatët kryesorë dhe partnerët strategjikë dhe çfarë lëvizjesh mund të ndërmarrë Rusia për të minuar ato marrëdhënie.

Përveç informacioneve shumë të detajuara në lidhje me luftën në Ukrainë, disa nga dokumentet e zbuluara thuhet se hedhin dritë edhe mbi informacione të ndjeshme për aleatët e SHBA-së.

Një burim i afërt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë për CNN-in se Ukraina ka ndryshuar tashmë disa nga planet e saj ushtarake për shkak të rrjedhjes së dokumenteve.

Dokumentet e tjera thuhet se fokusohen në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, si dhe në rajonin e Indo-Paqësorit.

Chris Meagher, ndihmës i sekretarit amerikan të Mbrojtjes për çështjet publike, ka thënë se rrjedhja e dokumenteve paraqet “rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe ka potencial për të përhapur dezinformata”.

“Ne jemi duke hetuar sesi ka ndodhur kjo”, ka thënë ai.

Rasti po hetohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, së bashku me zyrtarë nga Pentagoni, Shtëpia e Bardhë dhe të tjerë në Qeverinë amerikane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika