Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet ndaj një personi, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka rrëmbyer me forcë vajzën me të cilën ishin në një lidhje dashurie.
Në njoftimin e tyre, nuk thuhet nëse i dyshuari është arrestuar, vetëm ceket se për rastin është konsultuar prokurori.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në komunën e Gjilanit, respektivisht, në Mogillë – Kllokot.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.