Klinaku: Seancën e kalojnë në private, sepse fshehja e fytyrës dhe zërit të dëshmitares së parë po u duket pak

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e vlerëson si jo të drejtë kalimin e seancës në mënyrë private dhe fshehjen e fytyrës dhe zërit të dëshmitares së parë

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, është shprehur i revoltuar pas fillimit të dëgjimit të dëshmitarës së parë në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Ai e vlerëson si jo të drejtë kalimin e seancës në mënyrë private dhe fshehjen e fytyrës dhe zërit të dëshmitares së parë.

“Pak po iu duket që i fshehët fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në rrjetin social Facebook.

 

Ndryshe, me kërkesë të prokurorit të ZPS-së, seanca e dëgjimit të dëshmitarit të parë është mbyllur për publikun.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë katër ditë, së pari do të fillojë prokuroria ta marrë në pyetje, dhe pastaj edhe mbrojtja e cila ka kërkuar 14 orë në dispozicion për kundërpyetje.

Dëshmitarja e parë, sipas prokurorit, ishte intervistuar në Prishtinë në dy raste dhe se njëjta në këtë seancë ka kërkuar që në ato intervista duhet të bëhen disa ndryshime.

Në këtë seancë është paralajmëruar se do të dëshmojnë dy dëshmitarë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi më tre prill të këtij viti.

Ata po qëndrojnë në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta, siç janë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Nis dëgjimi i dëshmitarit të parë në Hagë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika