Kualifikimi në fazën “Legends” të Majorit në Paris ka bërë që Bad News Eagles, ekipi kosovar, të hyjë në top 20 ekipet më të mira në botë.
Në renditjen e re të publikuar nga HLTV, Bad News Eagles është e 20-ta dhe ka ngjitur 11 pozicione më lart.
Ata kanë grumbulluar gjithsej 166 pikë për të rrëmbyer këtë pozicion fantastik – ndërkohë që motivimi i lojtarëve është tejet i madh.
Bad News Eagles e nisin me sukses kualifikimin në Major, pasi fituan ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën “Legends Stage” – që është rekord historik për një ekip nga Ballkani.
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, për të tretin vit më radhë është kualifikuar në ligën më prestigjioze në këtë videolojë.
Për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major, BNE është përballur me ekipin FaZe, që renditet i dyti në botë.
BNE ka arritur të triumfojë kundër skuadrës amerikane, FaZE, me rezultat të përgjithshëm 2:0.
Ndeshja është zhvilluar në formatin “Best of 3”, map-i i parë ka qenë “Inferno”, e cila përfundoi me rezultat 16:10 për ekipin kosovar, dhe map-i i dytë “Mirage”, i zhvilluar në mënyrë fantastike nga BNE, duke triumfuar me rezultat 16:14.
Në Majorin e vitit të kaluar në Brazil, ekipi shqiptar po ashtu pati mposhtur ekipin FaZe duke e eliminuar atë nga gara në Rio, derisa mbanin epitetin si më të mirët në botë.
Kujtojmë se Bad News Eagles janë kualifikuar dy herë radhazi në Major, madje në të dyja rastet kanë arritur fazën “Legends Stage”.
Por, Bad News Eagles asnjëherë nuk ka arritur në fazën e fundit “Champions Stage”, por që nga fillimi i këtij rrugëtimi me tri fitore në Blast Paris Major, pritet që të shkruajnë histori suksesi në CS:GO.