Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot se pagat e ushtarakëve do të rriten drejt mesatares së NATO-s.
Rama ka thënë se pagat e ushtrisë ishin një arsye për t’u ndjerë keq, por tashmë nuk janë të fundit në rajon.
Ai shton se pagat e ushtarakëve do të rriten drejt mesatares së NATO-s.
“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë”, ka theksuar Rama.
“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç e duhej dhe siç e dëshironim të gjithë”.
“Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s”, ka thënë Rama.